Komiteti i Asocim Stabilizimit Shqipëri-PE, Kukan: Në Shqipëri ka dialog politik
Komiteti i Asociim Stabilizimit Shqipëri-PE ka përmbyllur sot takimin dy ditor ku janë paraqitur edhe konkluzionet.Në fjalën e tij, kreu i delegacionit të PE-së Eduard Kukan e ka cilësuar si mjaft pozitiv takimin pasi sipas tij takimi konkludoi me hartimin e një marrëveshje të përbashkët mes forcave politike."Dialogu po kryhet dhe jemi të kënaqur me këtë dhe ka disa lëvizje pozitive pasi hartimi i deklaratës është zhviluar me anë të konsultimit të të dyja palëve dhe kjo është hera e parë. Opozita ka një vend të duhur dhe të drejtë në një shoqëri demokratike dhe ajo duhet të tregojë se çfarë nuk bën drejt qeveria. Kemi dëgjuar intepretimie të ndryshme për zhvillimet politike në vend por unë mendoj që është hap përpara hartimi I përbashkët i deklaratës sepse duke ruajtur këtë dialog kjo do ta ndihmoj vendin të zgjidhë problemet. Kam mbresa pozitive nga ky takim dhe ne i kemi miratuar deklaratën në një mënyrë të kulturuar, në mënyrë që ato të na shërbejnë për të ardhmen dhe për aktivitetet tona të përbashkëta" tha Kukan.Sa i përket marrjes së statusit kandidat, Kukan u shpreh se Shqipëria duhet të japë prova të qarta se ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.“KE ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë me mirëkuptimin që qveria do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne në Parlamentin Europian dëshirojmë që Shqipërisë ti jepet statusi pasi ne besojmë që është hapi i rëndësishëm për udhëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe do të ishte një kontribut për të ardhme e Shqipërisë. Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke përfshirë edhe të pasurit e një historiku të ndjekjeve penale. Kështu kur në dhjetor Këshilli të marrë vendimin për rekomandimin e Komisionit Europian është e domosdoshme të jepen prova të sakta. Është me rëndësi për qeverinë dhe për vendin që mund të japë prova të qarta se ky është realitieti i sotëm në Shqipëri. Ju duhet të bindni shtetet anëtare për këtë. Mos prisni të rrini duarkryq dhe të mos bëni gjë” tha Kukan.Më herët, në fjalën e saj, ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu i është referuar emërimeve në policinë e shtetit duke i cilësuar ato si politike."E gjithë kupola e policisë së shtetit është emëruar në kundërshtim me ligjin. Nuk mund ta pranojmë që po hiqen specialistët dhe po zëvendësohen me militant” tha Bregu.Gjithashtu Bregu e ka cilësuar si jo transparent vendimin e qeverisë “Rama” për të lidhur kontratë me kompaninë “Crown Agents Limited”, për të kontrolluar korrupsionin në dogana.“Qeveria po liron nga puna 60 individë, që ishin pezulluar nga detyra. Qeveria do tëzëvendësojë këta personame individë jashtë sistemit doganor, që nuk përmbushin kriteret. Doganat shqiptare kanë marrë 10 milionë euro nga BE për modernizimin e tyre. Dje qeveria mori vendim që "Croën Agent" të mbikëqyrë doganat shqiptare. Kontrata e qeverisë nuk është publike dhe nuk dihen kostot e saj” u shpreh Bregu.I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit socialist Ben Blushi duke I cilësuar deklaratat e ish-ministres Bregu si jashtë teme.“Zonja Bregu nuk diskutoi për temën ekonomike për të cilën jemi mbledhur sot. Nëse doni ta ndërpresim diskutimim për ekonominë dhe të flasimpër listat që PD emëroi në 8 vjet” tha Blushi.Ndërsa ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi e cilësoi si antikushtetues vendimin e qeverisë që kompetencat për prishjen e ndërtimeve i kalojnë Inspektoriatit Ndërtimor."Asnjë investues nuk ndihet i qetë, kur nuk respektohet shteti ligjor. Vendimi që kompetencat për prishjen e ndërtimeve me ose pa leje i merr kreu i inspektoriatit ndërtimor është antikushtetues. Qeveria ka anuluar 25 koncesione, kjo krijon pasiguri tek investitorët” u shpreh Bumçi.Ndërsa deputeti socialist Anastas Angjeli theksoi se nuk janë anuluar nga qeveria kontratat koncesionare të cilat kanë qënë në përputhje me ligjin."Programi qeverisës është në fillimet e aplikimit të tij. Kemi diskutuar me FMN që të monitorohet borxhi publik, që të mos kemi të papritura. Janë anuluar kontratat koncesionare, që kanë probleme me ligjin ndërsa 450 kontrata të tjera nuk janë prekur, pasi kanë qenë korrekte" ka theksuar Angjeli.Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur se pjesa më e madhe e punonjësve të larguar nga doganat ka qënë për shkak të shkak të nepotizmit. "Të larguarit nga puna kanë qenë të lidhur me ish-qeveritarët, të afërm të tyre. Ne do të vendosim një standard të ri për emërimet në institucione. Politikanët nuk do emërojnë të afërmit e tyre në dogana, në institucionet qeveritare dhe diplomatike” tha Balla.