Shkodër, zyrtari amerikan inspektim në doganën e Hanit të Hotit
Zv/ Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyook Lee, i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit dhe asaj kufitare, kanë kryer një inspektim në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Qarkun e Shkodrës.Qëllimi i kësaj vizite ka qenë njohja me investimet amerikane që janë kryer në këtë pikë kalimi kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjatë kësaj vizite, Zv.ndihmës sekretari amerikan është njohur me të gjitha pajisjet logjistike që janë aktualisht në këtë pikë të kalimit kufitar si dhe me disa prej detajeve të punës që është kryer deri tani.Ai ka kërkuar rritjen e rolit të policisë kufitare në luftën ndaj trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe trafikut të qënieve njerëzore, ndërkohe që ka deklaruar se SHBA mbeten një partner i veçantë i Shqipërisë në këtë fushë.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe ai i policisë kufitare, Pëllumb Nako, kanë shprehur gadishmrinë e uniformave blu për tolerancë zero ndaj këtij fenomeni.Drejtoria e Policisë Kufitare në Qarkun e Shkodrës renditet në top listën e pikave të kontrollit kufitar me zbulueshmërinë më të madhe, jo vetëm të lëndëve kontrabandë që lëvizin nga Mali i Zi drejt Shqipërisë por dhe anasjelltas.