Vdekja e punëtorëve të ndërtimit, arrestohen inxhinieri e kontrolluesi teknik i pallatit

Policia e Tiranës vë në pranga inxhinierin dhe kontrolluesin teknik të pallatit 8-katësh ku humbën jetën dy punëtorë ndërtimi. Ndërtim Myftiu, 53 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier dhe Xhetan Beqiri, 50 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Kontrollues Teknik u ndaluan nga blutë në rrugën "Dora Distria", pasi dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin në punë mbi rikonstruksionin e një apartamenti, duke kryer punime termoizoluese.Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në rrugën “Dora d’Istria” në kryeqytet, në afërsi të Gardës së Republikës. Dy punëtorët, Muhamet Zamkaj 47 vjeç dhe Agron Vellku 38 vjeç, banues në Kamëz Tiranë humbën jetën, pasi ranë nga kati i tetë i një pallati, ku ishin duke punuar.Për shkak se lartësia ka qenë e madhe, njëri prej punëtorëve ngeli i vdekur në vend pas përplasjes, ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra.Në bazë të hetimeve paraprake, del se shkak i aksidentimit të dy punëtorëve, banues në Bathore, ka qenë këputja e skelës. Materialet lidhur me të ndaluarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".