Vrasja e 15 vjeçarit në 2010, rihapet çështja, u qëllua nga policia

Prokuroria e Lezhes ka rindertuar serish vendin e ngjarjes te ndodhur tre vite me pare, ku pas nje aksioni te policise per kapjen e nje personi te shpallur ne kerkim mbeti i vrare 15-vjeçari, Armando Skendaj. Prokuroria ka rihapur çeshtjen per zbardhjen e ketij krimi pas kerkeses se familjare te 15-vjeçarit, te cilet pretendojne se policia e Lezhes ka manipoluar provat.Babai i viktimes, Frederik Skendaj, akuzon policine qe ka qelluar ne drejtim te automjetit ku udhetonte 15-vjeçari duke e vrare ate, ndersa kerkon nga Prokuroria qe te zbardhe çeshtjen, si dhe autori i vrasjes se djalit te tij te vihet para drejtesise.Ngjarja e rende ku mbeti i vrare minoreni, Armando Skendaj, ndodhi me 17 korrik te vitit 2010 ne vendin e quajtur Ura e Cenit, duke tronditur mbare opinionin publik ne Lezhe, ndersa solli dhe protesta te qytetareve duke i kerkuar policise te zbardhe krimin.Policia e Lezhes ne ate kohe po zhvillonte nje aksion per kapjen e vellait te viktimes, i cili sipas policise dyshohej se kishte kryer nje grabitje, por ai nuk i eshte bindur patrulles se policise duke mos u ndaluar, ndersa policia ka qelluar mbi automjetin ku udhetonin vellezerit Skendaj ku mbeti i vdekur 15-vjeçari.Tre vite pas ngjarjes ky krim ka mbetur pa autor, ndersa familjaret jane ne pritje qe drejtesia te vihet ne vend, pasi 15-vjeçari ka qene person i pafajshem.