Analiza e talasemisë me ligj, për të ulur numrin e fëmijëve të lindur me sëmundje
Për të ulur lindjet e reja me talasemi duhet një ligj që të detyrojë gratë shtazëna të bëjnë një analizë talasemie në 3 muajt e parë të shtatzanisë së tyre. Ky është propozimi i autoriteteve shëndetësore në komisionin kuvendor.Që në 2006 ka patur një urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë që të bëhet kjo anaizë gjaku, por është refuzuar sepse u konsiderua si shkelje e të drejtave të njeriut. Petro Mersini dhe Vjollca Duro nga Ministria e Shëndetësisë thanë se vetëm një ligj i tillë do të ishte një nga rrugët për të ulur numrin e lindjeve talasemike.Ish-ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, kërkoi që ky ligj në rast se do të miratohet për të qënë i tillë të përfshijë skrinimin e hershëm që në shkollat e mesme.Në komision u diskutuan edhe problemet për dhurimin e gjakut. Ekzitojnë 6000 dhurues gjaku, po jo dhurues sitematik. Rreth 70% e tyre e zënë studentët, të cilët nuk janë dhurues të përhershëm.Për këtë arsye u kërkua krijimi i statusit të dhuruesve nëpërmjet identifikimit të tyre nëpërmjet një karte, motivimi nëpërmjet një pagese dhe mirëmenaxhimi i njësive të dhuruara që i përket autoriteteve shëndetësore.