Dixhitalizimi i administratës, Harito: Performanca varet nga teknologjia

Performanca e administratës është e ndikuar nga teknologjia. Kështu është shprehur, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Milena Harito. Deklarata e Ministres u bë gjatë një takimi mes sipërmarrësve privatë shqiptarë dhe italianë, ku premtoi se do të shtohen investimet për dixhitalizimin dhe teknologjinë në administrate, për rritjen e bashkëpunimit në këta sektorë.I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe zv.kryetari Bashkisë, Eno Bozdo, i cili u shpreh se tashmë ka ardhur koha që në Bashkinë e kryeqytetit të ofrohen më shumë shërbime dixhitale.Ndërkohë që administratori i Konfindustrisë, Gjegj Buxhuku, u shpreh se investimet në inovacion janë të rëndësishme për bizneset dhe ekonominë.Forumi Nderkombetar “Smart-City” synon që të ngjallë interes tek kompanite nderkombetare që të jenë te pranishme ne tregun shqiptar ne zbatim te projekteve te medha strategjike si TAP, energjia apo infrastruktura.