Pogradec, mbeti i bllokuar në minierën e kromit, shpëtohet i riu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2013, 07:55
Një i ri u arrit të nxirret i gjallë nga miniera e Beragozhdit në Pogradec pasi kishte mbetur i bllokuar prej disa orësh në galeri.Ekipi i shpëtimit të minierave arriti në nxjerrë nga miniera 24-vjeçarin Ardian Hamolli i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Më herët u raportua se në minierë ndodhej i bllokuar edhe shoku i tij Sokol Fraholli por pas kërkimeve rezultoi se i riu nuk ishte në minierë.24-v jeçari kishte shkuar për të mbledhur skrap në minierë por është zënë poshtë nga një masiv dheu.Ndërkohë banorët e komunës Dardhas shprehen se miniera e Beragozhdit prej vitesh ka qenë jashtë funksionit.