Lezhë, shifra alarmante të fëmijëve të ngujuar

Fëmijët nuk janë ngujuar asnjëherë nga gjakmarrja, por fakti i tanishëm është ndryshe në Lezhë, duke bërë që situata të jetë shumë alarmante.Numri i tyre është rritur ndjeshëm, kjo për shkak të zhvendosjes së vazhdueshme drejt këtij qyteti e familjeve të përfshira në gjakmarrje.Pjetër Gjoka, misionar i pajtimit të gjaqeve e cilëson gjendjen në të cilën duhet të përfshihen këta fëmijë, diskriminuese.Sipas Gjokës, drejt Lezhës vijnë edhe familjet e dëmtuara nga gjakmarrja, duke e bërë gjendjen më të vështirë, për të cilën duhet angazhim më i madh i të gjitha institucioneve shtetërore.Të paktën janë fëmijët e ngujuar që i nënshtrohen mësimnxënies në mënyrë private, duke bërë që situata e tyre social-psikologjike të rëndohet ndjeshëm. Ky është fakt në Lezhë, shqetësim që duhet të merret në konsideratë dhe të vlerësohet nga institucionet shtetërore.