Jones: Januzaj do të shkëlqejë
Phil Jones nuk ka as edhe një dyshim që Adnan Januzaj do të bëhet një yll i Munchester United nëse vazhdon të punojë fortë edhe të luaj ashtu siç luajti kundër Southhampton të shtunën.Januzaj ishte njeriu i ndeshjes në barazimin zhgënjyes në “Old Trafford”, barazim që ndodhi disa orë më vonë pasi lojtari dhe klubi bën publike zyrtarizimin e kontratës së tij të re 5-vjeçare."Ai është një talent i shkëlqyer edhe e di që kjo që do them është një klishe por nëse vazhdon të punojë shumë dhe të qëndrojë me këmbë në tokë ai mund të bëjë dhe të arrijë gjëra të mëdha", tha Jones për “ManUtd.com” dhe “PA sport”. Mbi të po ushtrohet një presion shumë i madh duke marrë parasysh që është vetëm një djal i ri, por ai e ka vërtetuar se pavarësisht gjithçkaje di t'ja dalë mbanë dhe ka bërë një punë shumë të mirë. Ai ishte i shkathët dhe i shpejtë kundër Southhampton dhe nëse vazhdon kështu ka për tu bërë një yll me famë botërore. Ishte një barazim zhgënjyes -pranoi Jones .Ne fituam në Sunderland dhe donim vërtetë të vazhdonim me këtë ritëm por edhe pse nuk humbëm prapë ngelem shumë të zhgënjyer. Mendoj se ne luajtëm mirë në disa pjesë të lojës, por duhet të kishim shënuar përsëri dhe goli që pësuam në fund ishte i pafalshëm.