Dëmtohet Totti, gati 1 muaj jashtë fushave
Udhëtimi ndalet në momentin më të mirë. Kur ndodhej në kulmin e forms, Francesco Totti nuk ja ka dalë dot në takimin e fundit ndaj Napolit duke u dëmtuar dhe nga ekzaminimet mund të shkojë deri në 1 muaj. Ekipi i Rudi Garcia-s, deri më sot është absolutisht ekipi më i mirë në Europë për nga rendimenti, sidoqoftë klubi kryeqytetas tashmë duhet t'i demonstrojë gjithë botës mbarë se është në gjendje të bëjë edhe pa simbolin e saj. Totti u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 33 minutash dhe iu nënshkrua një serie të testeve gjatë ditës së sotme, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit."Francesco Totti u është nënshtruar testeve këtë mëngjes, të cilat kanë identifikuar një lëndim në gju. Ai do të rivlerësohet pas 10 ditësh. Kapiteni tashmë ka filluar programin e rikuperimit", thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi italian.37-vjecari italian ka një dëmtim muskulor të kofshës së djathtë, që do të rivlerësohet sërish pas 10 ditësh. Kjo do të jetë një provë për Rudi Garcia-n, që duhet të ruajë ekuilibrat në skuadër por gjithashtu të konfirmojë se Roma është në gjendje të vijojë rrugën e fitoreve edhe pa kapitenin e saj. Mbetet për t'u parë çfarë do të ndryshojë në aspektin taktik 49-vjecari francez dhe a do të jetë në gjendje Roma të mbajë të njëjtin nivel loje.Francesco Totti ka nisur menjëherë fazën e riaftësimit, megjithatë gjatë muajit të ardhshëm kapiteni do të humbasë përballjet me Udinese-n dhe Chievo-n, por emblema e Roma-s me shumë gjasa do të humbasë gjithashtu edhe sfidat ndaj skuadrave Torinos e Sassuolos.