Torino shokon Interin

Interi nuk ka mundur të bëjë dot mrekullinë ndaj Torinos, duke barazuar në fund 3-3. Zikaltrit luajtën pjesën më të madhe të ndeshjes me 1 lojtarë më pak, por sërish arritën të përmbysin rezultatin dy herë dhe në fund ju dorëzuan një gabimi të portierit Karrizo.Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Olimpico” në Torino nisi keq për miqtë, pasi portieri Samir Handanovic shkaktoi penalti dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 5-t. Portieri i hedhur në fushë në vendin e tij, Pablo Karrizo, bëri mrekullinë duke pritur goditjen e ekzekutuar nga Çerçi. Vendasit nuk u dorëzuan këtu pasi vazhduan të sulmojnë derisa gjetën rrugën e rrjetës me anë të Alexander Farnerud në minutën e 21-të. Në fundin e pjesës së pare, zikaltrit reagojnë duke gjetur rrugën e rrjetës fal një rofishate të Guarin.Me fillimin e pjesës së dytë vendasit shënojnë sërish me të sapo futurin në lojë, Ciro Imobile, që e dërgon topin në cepin e portës. Por sfida do të merrte një tjetër rrjedh dy minuta më pas ku Rodrigo Palasio, përfiton nga një gabim në mbrojtje e vendasve duke barazuar rezultatin. Sulmuesi argjentinas nuk u nda këtu pasi shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 71.Pas këtij goli, Interi u mbrojt me forca të shumta prapa ndërsaTorino vazhdoi të kërkoi golin që e gjeti në minutat shtesë pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga i riu, Nicola Bellomo, që në ndeshjen e dytë bëri një paraqitje shumë të mirë për ekipin e tij.Pas kësaj jave, Interi është në vendin e pestë në tabelë me 15 pikë, ndërsa Torino është në vend të dhjetë me 10 pikë.