Pepe: Me Juventus një ndeshje e madhe

"Juventusi është një skuadër me emër në Europë. Ka fituar 2 Champions dhe ka futbollistë të mëdhenj. Shpesoj që të bëhet një ndeshje e bukur dhe publiku të kënaqet."Këto janë fjalët Pepes, qendërmbrojtësit të Real Madrid, i cili është gati për ndeshjen e së mërkurës ndaj bardhezinjve në "Santiago Bernabeu"."Juventusi ka si pikë të fortë kolektivin dhe shpresoj që edhe ne t'i kundërpërgjigjemi si ekip. Nuk ka favoritë një ndeshje e tillë", shtoi futbollisti portugez. Pepe veçoi Cristiano Ronaldon si lojtarin më të rrezikshëm të Realit: "Të gjithë kanë talent, por Cristiano ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se është ndryshe nga të tjerët."Për Pepen, përballja mes Realit dhe Juventusit në Bernabeu pritet të jetë e ekuilibruar. Ai tha se bëhet fjalë për dy ekipe të mëdha prandaj nuk shikon një favorit. Mbrojtësi i Los Blancos uroi që loja e madrilenëve të jetë e mirë dhe tifozët të kënaqen.I pyetur nëse do të preferonte që të mos luante ndonjë nga ekipi italian, futbollisti 30-vjeçar deklaroi se për të patur lojë spektakolare, do të ishte mirë që të mos mungonte asnjë.Në përfundim, për takimin e të Mërkurës, Pepe tha se do të ndeshen dy skuadra të mëdha dhe në fund shpreson që të fitojë skuadra më e fortë.