Librat e rinj në libraritë e kryeqytetit

Një nga figurat e  shquara  e cila  qëndroi shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve  Edith Durham, vjen këtë javë nga autori i mirënjohur Afrim Karagjozi.Fakte të njohura dhe të panjohura  janë  shkruar në këtë libër nga autori, duke sjellë edhe një apel për  vlerësimin që meriton kjo figurë në ndërtimin e një monumenti.Ndërkohë vetëm një javë pas mbyllses së edicionit të 15 të panairit, libraritë e kryeqyetit gëzojnë një numër titujsh të  rinj."Sekreti i shtëpisë në ishull" një nga romanet best seller në Amerikë vjen i përkthyer për lexuesit shqiptarë duke  sjellë një koleksion të pazakontë me fotografi  dhe rrëfimin në një ishull të mistershëm."Djalli në qytetin e Bardhë" e shkrimtarit të mirënjohur Eric Larson vjen e përkthyer, ai sjell vrasje, magji  dhe çmenduri në ekspozitën  që  ndryshoi Amerikën.Ndërsa në librat të cilat tashmë zënë një vend të rëndësishëm në këtë vit  kemi: 100-vjet pavarësi nga Ndriçim Kulla dhe "Skënderbeu ideatori i Bashkimit Europian" nga Gjon Keka