Athinë, Rama feston me emigrantët 100-vjetorin e pavarësisë
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zgjedhur të festojë 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.Nëpërmjet Tëitterit kryesocialisti Rama ka përcjellë emocionet e festës që është zhvilluar në Athinë me emigrantët shqiptarë.“Entuziazëm i posaçëm dhe mikpritje e paharrueshme sot për ne që kemi ardhur enkas nga Shqipëria për këtë takim të bukur. Disa mijëra njerëz të dëshiruar për të kënduar së bashku shqip dhe ndarë emocionet e 100-vjetorit larg atdheut. Fëmijë të lindur në emigracion që recituan mrekullisht në gjuhën shqipe për Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin” shkruan Rama në Tëitter.Kryesocialisti është ndalur edhe tek këngët që janë interpretuar për 100-vjetorin gjatë festës atje.“Grupi Polifonik Labëria ngriti njerëzit peshë me një këngë për 1912-ën. Një rapsod i njohur në emigracion këndoi po ashtu një këngë për pavarësinë dhe flamurin kuqezi”- shkruan më tej Rama.