Muriqan, kapet 37 kg drogë, 2 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 17:09
Policia kufitare në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër ka sekuestruar 37 kg drogë ndërsa ka ndaluar edhe dy transportuesit e drogës.Sipas policisë droga është gjetur gjatë kontrollit të një automjeti me të cilin po udhëtonin dy persona nga Puka, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.Sipas policisë droga është gjetur e fshehur në pjesën poshtë serbatorit të karburantit dhe konkretisht janë gjetur 41 pako me lëndë narkotike kanabis sativa.Mjeti ku udhëtonin dy shtetasit nga Puka ka qenë duke dalë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.