Lezhë, 20 të arrestuar për vepra të ndyshme penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 11:23
20 persona kanë përfunduar në pranga në qytetin e Lezhës. Arrestimi ka ardhur pas një operacioni të forcave blu të këtij qyteti.Të prangosurit dyshohen për vrasje të mbetur në tentative, vjedhje,kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të rregullave te qarkullit rrugor, dhunë në familje, etj.Gjithashtu policia e Lezhës ka kryer kontrolle edhe në disa pika të lojërave të fatit ku është konstatuar aktivitet i palicensuar.Burime nga Polica e Lezhës bëjne të ditur se do te vijojnë aksionet edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat e qarkut të Lezhës për goditjen e grupeve kriminale.