Provat për Paradën Ushtarake, policia e Tiranës merr masat
Policia e Tiranës ka publikuar sot planin e posaçëm për garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë në kryeqytet.Kështu, sipas policisë më datën 25 dhe 26 nëntor 2012, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit pasi do të zhvillohen provat e Paradës Ushtarake për 100-vjetorin e Pavarësisë.Ja disa nga rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi•Nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve nga sheshi"Rilindja" deri tek sheshi "Skënderbej".•Nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjetve në segmentinrrugor të rrugës "Bardhok Biba".•Nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjetve në segmentinrrugor të rrugës "Urani Pano".•Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i rrugës"Barrikada" me rrugën e "Dibrës", deri tek sheshi "Skënderbej".•Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor ngaKryqëzimi i rrugës "Luigj Gurakuqi" me rrugën e Barrikadave (tekkryqëzimi i 9-katsheve), deri tek sheshi "Skënderbej".•Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor Kryqëzimii Bulevardit "Zogu i Parë" me rrugën 'Fortuzi" deri tek sheshi"Skënderbej".•Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor ngakryqëzimi i Bulevardit "Dëshmoret e Kombit' me Minsitrinë e Mbrojtjesderi tek sheshi "Skënderbej".•Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor ngakryqezimi i rrugës së "Kavajës" me rrugën "Kont Urani" deri teksheshi "Skënderbej".Ndërkohë më datën 26.11.2012•Nga ora 10.00 e në vazhdim do të ketë kufime të lëvizjes së mjetevepërpara TOB (Teatrit te Operas dhe Baletit) dhe në sheshin"Skënderbej".•Nga ora 11.00 do ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në rrugën"Xhorxh W. Bush" pranë Urës së Tabakëve ku do bëhet ngritja eFlamurit, si dhe vendosja e mozaikut të Flamurit Kombëtar.•Do të ketë kufim të lëvizjes së mjeteve pranë rrethrrotullimit tëDoganës në kryqëzim të rrugës së Durrësit me Unazën e Re nga ora12.00 deri në 14.00 ku do të bëhet emërtimi i sheshit "Shqiponja" dhevendosja e monumentit (rrethrrotullimi i doganës).