Majko:Çështja e Fierit, problem kombëtar jo rajonal

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka deklaruar se çështja e Fierit nuk është një problem rajonal por kombëtar.Nga qyteti i Korçës, Majko u referua edhe tre ligjeve që duhet të votohen në Parlament duke theksuar se miratimi i tyre nuk e ndryshon historinë e politikës shqiptare.“Tashmë Fieri nuk është një problem rajonal por kombëtar. Qarku I Fierit ka problem pasi nuk janë mbyllur ende zgjedhjet e vitit 2011. Votimi i 3 ligjeve në Parlament nuk ndryshon marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës. Edhe nëse votohen 3 ligjet nuk kemi besim se mazhoranca do i zbatojë, përmendim këtu Gjykatën e Lartë” tha Majko.Deputeti socialist Majko ironizoi edhe deklaratat e kryeministrit se në 28 nëntor do të therren 1000 qingja për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.“Festa e 100-vjetorit të Pavarësisë nuk do jetë festa e deshve por e derrave të kënaqur” tha Majko.