Meta në Tetovë: 100 vitet e ardhshme, vitet e bashkimit të shqipëtarëve.

Kreu I lëvizjes për integrim, Ilir Meta vizitoi sot Tetovën me ftesë të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaci, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.Së bashku me zotin Thaci, Meta mori pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore “Arben Xhaferri” ,në qytetin e Tetovës.Gjatë fjalës së tij kreu I lëvizjes për integrim vlerësoi rolin e PDSH-së për sakrificat e shqipëtarëve të maqedonisë,gjithashtu Meta theksoi se 100 vitet e ardhshme,do të jenë vitet e bashkimit të shqipëtarëve.