Aksident në aksin rrugor Durrës-Shijak, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 10:11
Një person është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Durrës-Shijak.Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.