Flamur gjigand në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 15:36
Një flamur gjigand ka zbukuruar qendrën e qytetit të Fierit. Ky flamur është 5 mijë metra katror dhe është sponsorizuar prej shoqatës atdhetare Çamëria dhe shoqatës për identitet kombëtar.Ideatori i këtij projekti Kico Ziu është shprehur se puna për flamurin gjigand ka nisur që prej disa muajve.Për vendosjen e këtij flamuri kanë mbërritur patriot edhe nga Kosova të cilët kanë shprehur krenarinë për pavarësinë e Shqipërisë.