Tiranë, vritet me thikë një faturino tek “Zogu i Zi”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 16:25
Një vrasje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar te “Zogu i Zi” ku dy persona kanë qëlluar me thikë faturinon e një furgoni të linjës Tiranë-Durrës pas një debati me këtë të fundit.Sipas policisë, viktima është 17-vjeçari me inicialet J.Ç. nga Babruja i cili është qëlluar me dy herë me thikë nga dy pasagjerë të furgonit dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.Mësohet se dy autorët kanë debatuar me fjalë me faturinon për pagesën dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e dy pasagjerëve.Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të vrasjes.