Sheshi “Tre vëllezërit Frashëri” arenë festimesh

Atmosferë festimesh është ofruar në  sheshin ku ndodhen tre bustet e vëllezërve Frashëri në kryeqytet.Grupi i violinistëve "Yjet e vegjël"  kanë ofruar pjesë të ndryshme të kompozitorëve të mëdhenj si Bethoven, Moxart  por nuk kanë munguar edhe pjesë nga repertori shqiptar.Gjithashtu  tjetër atmosferë  argëtuese me nota patriotike ka ofruar edhe  Shoqata e Martaneshit, ku ka performuar për kënaqësinë e qyetetarëve këngë dhe valle të ndryshme nga trevat shqiptare.