Xhemal Gjunkshi merr çmimin ndërkombëtar të paqes
Shefi i shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë Xhemal Gjunkshi merr çmimin ndërkombëtar të paqes bonifacio i 8.Çmimi ju dha për kontribut të veçantë për promovimin e vlerave në proçesin e paqes dhe të sigurisë në Ballkan, për misionet paqeruajtëse përkrahë Aleancës së NATO-s, vlerësim për punën e shkëlqyer të asgjësimit të municioneve të tepërta dhe vlerave të individit.Gjenaral Gjunkshi në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi organizatorët për këtë çmim duke qënë se ai vjen edhe në 100 vjetorin e krimit të forcave të armatosura.Akademia Bonifaciana, është një nga institucionet humanitare më me influencë në botë, e cila ushtron aktivitetin e saj nën kujdesin personal të Papës së Vatikanit. Ky çmim është dhënë për figura të shquara politike, shkencore, ushtarakë të lartë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me vlera të veçanta ndërkombëtare.