Vlorë, grupimi i dhjetorit, homazhe te varri i Ismail Qemalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 14:12
Studentët e dhjetorit, të cilët kanë kontribuar në krijimin e shtetit demokratik shqiptar, kanë kryer homazhe tek varri i Ismail Qemalit, pranë sheshit të Flamurit.Në nder të burrit të shtetit që krijoi kombin shqiptar të rinj të dhjetorit që kontribuan me forcën e tyre në krijimin e shtetit demokratik dhe shtetit pluaralist erdhën në Vlorë për të nderuar figurën e burrit të shtetit shqiptar.Më pas autoritet e ftuara në këtë event dhuruan dhe certifikatat e mirënjohjes për studentët vlonjat të dhjetorit, me motivacionin për kontributin e tyre në krijimin e shtetit demokratik dhe propagandimin e platformës së shtetit të parë pluralist shqiptar.