Topalli në Shkodër, apelon PS për votimin e ligjeve

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, nga qyteti i Shkodres i ka bere apel kreut të opozitës Edi Rama dhe deputeteve socialistë për miratimin e tre ligjeve në parlament që mbajnë pengintegrimin e Shqipërisë. Deklarata është bërë gjatë inagurimit të veprave të artit të realizuara nga procesi i demontimit të municioneve të teperta.“Është një moment ku secili prej nesh së pari uron edhe 100 vite të tjera edhe 100 të tjera e qindra qindra vite të tjera të bukura të lira për Shkodrën për Shqipërinë për shqiptarët.E dyta, është projekti që secili prej nesh kemi në mëndje. Projekti për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Në historinë mijëvjeçare të kombit tonë nuk gjej në histori një moment tjetër në të cilin i gjithë rajoni ku ne jetojmë, Ballkani, dhe jo vetëm Ballkani Perëndimor, ka një projekt, ka një strategji, dhe kjo është strategjia e integrimit në BE. Kombi ynë kësaj ëndrre, këtij projekti i ka mbijetuar përtej të gjitha pushtimeve. Përtej shekujve është ngritur përsëri. Është ngritur me flamurin e tij. Është ngritur me gjuhën e tij, me alfabetin e tij latin, është ngritur me ëndrrën e perëndimit. Çdo qytetar shqiptar është politikan në thelb në shpirt, në mëndje, në sjellje. Dhe këtu në Shkodër pak më shumë se në qytete të tjera” tha Topalli.Metropoli verior eshte i vetmi ne vend ne te cilin eshte implementuar projekti per demontimi e armeve dhe shnderrimin e tyre ne vepra arti. Ky projekt u realizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe bashkia e Shkodres si dhe universiteti amerikan "Pen State University".