Cirku Kombëtar shfaqje për 100-vjetorin e pavarësisë

Arena e Cirkut Kombëtar ka mbledhur qindra fëmijë dhe prindër në premierën  "Stafeta e Yjeve"  me  rastin e  100-vjetorit të pavarësisë.Shfaqet  dhe pjesët e  ofruara nga trupa e artistëve profesionistë e kanë kthyer arenën e cirkut në një magji të vërtetë.Drejtori i Cirkut Kombëtar Kristi bello tha se shfaqja vjen në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë.Premiera “Stafeta e Yjeve” me  skenar Jorgo Papingjin dhe  kostumografe Stela Laknorin do të  vijë çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:00 për kënaqësinë e publikut deri më datën 20 dhjetor.