Berisha në Elbasan: Ta “zhveshim” historinë nga ideologjizmat

Kryeministri Berisha kërkoi sërish rishkrim të historisë së kombit shqiptar.  Nga qyteti i Elbasani ku mori pjesë në aktivitatet e zhvilluara në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Berisha theksoi se duhet bërë gjithçka që shqiptarët të bëjnë realitet ëndrrën e atyre që shpallën pavarësinë.“Duhet ta zhveshim historinë nga ideologjizmat dhe ta shohim atë siç është me fitoret dhe disfatat që kemi pasur. Ne nuk mund të themi se në historinë tonë kemi vetëm lavdira. Ne jemi një komb që jemi rrëzuar por jemi ngritur. Jemi një komb që kemi bërë gabime por jemi ngritur nga këto gabime.  Prandaj le ta shohim drejt  e në sy historinë, të nxjerrin çdo mësim nga gabimet në mënyrë që së bashku të ndërtojmë të ardhmen e ndritur” tha më tej Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha vlerësoi edhe figurat historike të qytetit të Elbasanit për pavarësinë e Shqipërisë, midis të cilëve edhe Aqif Pashën.“Heronjtë e Elbasanit dhanë kontribut të rëndësishëm në Pavarësinë e Shqipërisë. Vlerësoj  kontributin e firmëtarëve, nderim për ata që flijuan për lirinë” tha Berisha.Berisha ka  inaguruar vendosjen në qytet të monumentit të Lef Nosit, elbasanasit që luajti një rol vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, përpara se të merrte rolin e ministrit të Postës dhe Telegrafeve në Qeverinë e Vlorës.