Korçë, tentoi të abuzonte me të miturën, “burg pa afat” 52-vjeçarit
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 52-vjeçarin Vladimir Xhahollari i cili akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur.Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë "burg pa afat" për 52-vjeçarin i cili pasi kishte kanosur me thikë një vajzë 12-vjeçare ka tentuar të abuzonte seksualisht me të.Ngjarja ka ndodhur në tetor të këtij viti, në fshatin Leminot të Korçës, ku 52-vjeçari Vladimir Xhahollari ka ngaçmuar 12-vjeçaren E.XH.Ndërkohë që disa ditë më parë, babai i vogëlushes nxënëse e klasës së 6-të, bëri apel për drejtësi dhe kërcënoi se në rast të lirimit të 52-vjeçarit, do ta zgjidhte çështjen me vetëgjyqësi.Artan Maxhari i ka bërë të ditur policisë se e bija e tij ka pësuar traumë të fortë dhe ka turp të dalë në fshat e të shkojë në shkollë. Ai theksoi se nuk mund ta falë bashkëfshatarin e tij, pasi jo vetëm se e cënoi në nder, por 52-vjeçari nuk mund të lëvizë lirshëm në fshat, kur e bija pëson një gjendje shoku prej tij. Ndërkaq gjykata e juglindjes ka vendosur masën e sigurisë me burg pa afat për Xhahollarin, i cili mësohet të ketë kundërshtuar abuzimin, por ka pohuar se vetëm e ka puthur në faqe vajzën, por pa patur një qëllim të keq ndaj saj.