Konfindustria: Qeveria të garantojë furnizimin me energji

Konfindustria i kërkon qeverisë së Shqipërisë të përgatisë dhe të bëje publike të gjithë variantet rezervë për garantimin e furnizimit të energjisë elektrike të biznesit dhe qytetarëve, pavarësisht ecurisë së marrëdhënieve dhe problematikës me shoqërinë CEZ Shpërndarje.Në një deklaratë për shtyp, Konfindustria paraqet kërkesën drejtuar ekzekutivit dhe vendimarrjes politike në përgjithësi mbështetur në shqetësimin në rritje të industrive të rëndësishme  vendore lidhur me garantimin e furnizimit të energjisë elektrike në kushtet e dështimit të menaxhimit dhe të performancës së dobët të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a.“Gjendja paraqitet veçanërisht shqetësuese pas vendimit të fundit të ERE/Entit Rregullator te Energjise per paralajmerimin e heqjes se licences  per CEZ Shperndarje sh.a. Gjithashtu tentativa e pandodhur me parë e CEZ Shperndarje sh.a për prerjen e energjisë elektrike për ujësjellesat ishte kercënim i pastër për biznesin dhe para së gjithash për industritë prodhuese vendore të vendit” thekson industria.Konfindustria vlerëson, se në kushtet e vazhdimit të krizës globale, që tashmë ka prekur ndjeshëm edhe ekonominë shqiptare, do të ishte me pasoja mjaft të rënda dhe të pallogaritshme për zhvillimin afatgjatë të vendit, nëse industritë vendore, biznesi dhe qytetarët do të përballeshin edhe me problematikën e furnizimit me energji elektrike.