Aksident në Lezhë-Shkodër, dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 16:46
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës.Sipas policisë janë plagosur shtetasit Gjergj Prendi, 40 vjeç dhe Paulin Prendi, 26 vjeç ku njëri prej tyre është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga ana e motoçikletës ndërkohë që policia ka ndalur drejtuesin e automjetit për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.