Vuljaniç: Kompromisi, fjalë kyç për të gjitha palët politike. Të dëgjohet zëri i opozitës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta prit sot në një takim Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljanic.Nikola Vuljanic tha se: “ fjala kyç duhet të jetë kompromisi për të gjitha palët politike, në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet.”Kryetari i Kuvendit, përshëndeti emërimin e Vuljanic në postin e Raporterit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe e siguroi për konsensusin e gjerë mes palëve politike përsa i takon integrimit të saj në BE.Meta shprehu kënaqësinë që Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë rekomandon qartë dhënien e Statusit të Vendit Kandidat . “Shqipëria është e angazhuar maksimalisht për kryerjen e këtyre hapave të duhur për konfirmimin e këtij propozimi në muajin dhjetor 2013.” - theksoi z. Meta.Ndërkohë që z. Vuljanic tha se: “Jam optimist për atmosferën pozitive të krijuar për vendin tuaj në PE. Situata juaj pozitive është një gjë e mirë për ne dhe besoj se kjo do të reflektohet në pritshmëritë në procesin e integrimit.”Për z. Nikola Vuljanic është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe ai shpreh kënaqësinë për qëndrimin konsensual të të gjitha palëve politike lidhur me idenë e integrimit të saj në BE.Gjatë bisedës, Z. Meta nënvizoi se prioriteti kyç i axhendës politike do të jenë reformat në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, reformat administrative; reforma që na afrojnë me BE-në.“Gjërat do të shkojnë më mirë përsa i përket debatit politik. Qëllimi ynë nuk është që të provokojmë opozitën edhe pse ne kemi shumicën, por do t’i japim atyre hapësirën e duhur. Ne jemi të angazhuar për të patur një dialog me opozitën dhe së shpejti ajo do të jetë prezent në parlament për të kontribuuar në debatet e saj parlamentare. Për ne është shumë e rëndësishme që të arrijmë progres çdo ditë.”- theksoi Meta.Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, tha se fjala kyç duhet të jetë kompromisi për të gjitha palët politike, në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet.Në fund të takimit Meta garantoi vullnet të plotë të institucioneve shqiptare për të bashkëpunuar ngushtë me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.