Mazhoranca kalon testin e parë, Rama “blindon” 84 votat për aktin normativ

84 vota të mazhorancës së re kanë kaluar aktin normativ për ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil. Pas një jave kohe që kryeministri Rama la në dispozicion për arritjen e kompromisit, e majta me shumicën e votave të cilësuar ka kaluar ndryshimin e propozuar nga qeveria Rama për ndryshimet në ligjin që u kalua me 30 maj konsensualisht nga forcat politike. Megjithëse kanë votuar kundër aktit normativ, 4 deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë vepruar ndryshe nga opozita e djathtë, duke qëndruar në sallë gjatë kohës së diskutimit dhe votimit të këtij ligji.“Ne kemi bërë përpjekjet maksimale që të mos nxitojmë, madje diskutimin e këtij akti normativ kaq të rëndësishëm e shtymë nga java kaluar për sot, me qëllim që t’u jepnim mundësi kryeministrit dhe kryetarit të opozitës për një dialog, gjë që nuk ka ndodhur në nivelet më të larta.Dua të theksoj se për këtë nismë, përpara se ajo të ndërmerrej nga qeveria, në dijeninë time edhe si Kryetar i Kuvendit, janë kërkuar takime zyrtare me grupet parlamentare të opozitës për t’ua bërë të njohura motivet dhe arsyet që impononin ndërmarrjen e këtij akti, në të cilin, sikurse iu referua edhe zoti Ruçi, shpjegohet shumë qartë edhe në Rapot-progres. Megjithatë kjo është një çështje që do të diskutohet më pas dhe shpresoj që përfaqësuesit e opozitës të marrin pjesë në diskutimin e kësaj çështjeje”- u shpreh Kryetari i Kuvendit.Kryeministri Rama ka paralajmëruar shkurtime drastike në administratën qeveritare, përfshirë këtu Kryeministrinë dhe Ministritë. Por ndërsa ka folur në mënyrë të detajuar për risitë e ndryshimeve në këtë ligj, kryeministri Rama u shpreh i sigurtë që në fund kjo mazhorancë do të jetë krenare për reformën profesionale që do të bëjë në administratën publike.Ne hyrje te seances, opozita qe prej me shume se nje jave eshte ne bojkot te Kuvendit, dërgoi kater prej drejtuesve te saj per t'i apeluar mazhorances te terhiqet nga ky akt. Kryetari i grupit demokrat Edi Paloka deklaroi se kjo levizje e mazhorances i dha nje goditje te rende konsensusit te disa muajve me pare, konsensus i kerkuar nga Brukselit per nje nga ligjet kusht per integrimin e vendit. Me bindjen se ky akt ka pas qellimin e spastrimit politik te administrates, perfaqesuesit e opozites nga salla, pasi e cilesuan farse ftesen per dialog te mazhorances.Por kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi replikoi duke e cilesuar nje standard te ri qe po kjo mazhorance me 84 vota, po vendos ne parlament duke i lene kohe dhe mundesi opozites per te dhene kontributin e saj.

Kuvendi miratoi gjithashtu projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të  Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së shtetit të  Kuvajtit, për shërbimin ajror” dhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Po sot Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.

Përpara hapjes së votimit për këtë projektligj, Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, njoftoi seancën për mbërritjen në Kuvend të dekretit nr.8351, datë 17.10.2013 të Presidentit të Republikës për hyrjen menjëherë në fuqi të këtij ligji, i cili u miratua me 84 vota pro.

Seanca miratoi edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin 48 2013 për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Sipas këtij projektvendimi të propozuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Gramoz Ruçi dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Republikane, z. Fatmir Mediu, deputetja e Partisë Socialiste, znj. Olta Xhaçka largohet nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe caktohet anëtare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ndërsa deputeti i Grupit Parlamentar të PR-së, Mhill Fufi caktohet anëtar në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 16:00.