Adrian Civici promovon në UET librin "Shteti apo Tregu? Cilin model zhvillimi të ndjekim?”

Ai ngre një pyetje të rëndësishme për lexuesit dhe bën një analizë të shtjelluar të situatës ekonomike dhe të modeleve më të suksesshme të saj në vendet e zhvilluara dhe në ata në zhvillim. Libri i Adrian Civicit mban titullin "Shteti apo Tregu? Cilin model zhvillimi të ndjekim?”Sugjerimet janë të qartat për këto modele. Rrugëtimi është i gjatë dhe trajtesa gjithashtu bëhet në bazë të shembujve që jep ekonomisti i njohur. Ai e quan si një rrugëtim në dilemat e politikave ekonomiko-financiare dhe faktorët e zhvillimit, shembujt pozitivë e negativë në mjaft vende e rajone të botës.Gjithashtu në këto botime gjenden modelet e kapaitalzimit, reformat e rëndësishme të ndërmara ndonjëherë në Europë dhe botë.Ekonomisti i njohur trajton edhe rëndësinë e reformimit të bankave, përballjen e përditshme me efektet e ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike, sfidën e ushqimeve, shkatërrimin e diversitetit etj.Fenomene këto që në dukje nuk janë vetëm ekonomik, por realisht të lidhura me ekonominë. Si Presidenti i Univetsitetit Europian të Tiranës, Civici ndau përshtypjet me miqtë për librin gjatë promovimit të tij në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.