Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takim me Totozanin: Thelbi i dënimit, riintegrimi

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Artur Zoto, zhvilloi sot një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Pas urimeve reciproke për detyrat, të dy krerët e institucioneve u ndalën në analizimin e situatës aktuale të burgjeve dhe mundësinë e bashkëpunimeve të ardhshme.“Njohja ime me sistemin e burgjeve është e hershme, që para se të merrja këtë detyrë. Avokati i Popullit ka të drejtën e aksesit, pra hyrjes, nëçdo kohë dhe nëçdo burg të vendit, për të monitoruar gjendjen. Gjithashtu, marrja parasysh e rekomandimeve tona është një pikë shumë e rëndësishme. Jo më kot, Avokati i Popullit quhet “organ i pushtetit të butë”, pasi përmes rekomandimeve ne kritikojmë dhe kërkojmë përmirësim.Ka nevojë për ndryshim të situatës në disa burgje të vendit, që janë të detyrueshme për arritjen e standardeve të kërkuara edhe nga faktori ndërkombëtar. Të mos harrojmë, se thelbi i dënimit është riintegrimi”- u shpreh Totozani.Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha se është i orientuar drejt një bashkëpunimi të hapur dhe reciprok.“Kam angazhim personal dhe institucional për përmirësim të punës në sektorin e burgjeve. Jam njohur me raportet e organizatave të shoqërisë civile, të Komitetit të Helsinkit, atij Kundër Torturës etj. Për këtë arsye, vlerësoj se duhet të bëjmë një plan veprimi të përbashkët dhe të detajuar me Institucionin e Avokatit të Popullitm. Të shprehim publikisht angazhimin tonë, nëpërmjet ngritjes së grupeve të punës,me fokus përmirësimin e problematikave aktuale. Të bëjmëçfarëështë më e mira.”- theksoi Zoto.Avokati i Popullit dhe Drejtori i Burgjeve u ndalën edhe në trajtimin e disa aspekteve konkrete të bashkëpunimit, siçështë edhe trajnimi i stafit të burgjeve përmes një projekti- pilot, që do tënisë së shpejti dhe pritet të zgjasë 2 vjet. Gjithashtu, Totozani kërkoi qëtë bëhet edhe trajtimi i ankesave të të burgosurve, në lidhje me kushtet, keqtrajtimin, por edhe ana e kundërt, ajo e problematikavetë burgjeve, siç janë mbajtja në qeli e mjeteve si celulari, armët e ftohta etj.Në takim u prekën edhe aspektet më emergjente në sistemin e burgjeve, konkretisht: nevoja për hapjen e një Spitali Psikiatrik për të burgosurit, mungesa e mjekëve psikiatër, psikologëve dhe medikamenteve në burgje, infrastruktura e dobët, si dhe puna e papaguar e tëdënuarve në paraburgim apo puna e nënpaguar e të burgosurve.