Rama: Akti normativ s`është prishje konsensusi por përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë sot arsyet se përse duhet të votohet akti normative i ligjit për nënpunësin civil.Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se akti normativ nuk është prishje konsensusi por përgjegjshmëri të qeverisë së re.'Në Parlament u fol qartë dhe në mënyrë të argumentuar iu komunikuam publikut se cilat janë arsyet ku mbështetet ky akt pa iu vërsulur opozitës dhe pa e kthyer këtë debat në një debat urrejtje dhe denegrimi ndaj opozitës.  Kjo është vija jnë e sjelljes sonë si një qeveri e lindur nga vullneti sovran për të mbyllur kapitullin e keqqeverises duke i ndarë shqiptarët në të mirë dhe në të këqinj. Unë kam disa gjëra për të shtuar me shpresën që i duen këtij debati. Kur e kemi marrë për herë të parë sinjalin për pazbatueshmërinë e ligjit në fjalë, kur drejtoresha e administratës publike na ka njoftuar me shkrim të gjitha arsyet se përse rrezikonim në kushtet e një vakumi absolut dhe në kushtet e mosqevrisjes së shtetit. Kontaktuam projektin e asistences se BE që konfirmoi një për një arsyet e shkruara nga drejtoresha e administratës publike të vendet. Ne ato kushte u ulëm e nisëm punen me ekspertizë dhe vullnetin e mirë që te perfshijme edhe opoziten. Ky akt normativ nuk ka lidhje me asnjë prishje të asnjë konsensusi, por shprehje e përgjegjesisë së qeverisë dhe shumicës së re” tha Rama.Sipas tij, nëse po t’i kishte 84 vota shumica e djeshme, do kishim parë shumë me keq se u pa kur për vite të tëra opozita e djeshme nuk e pa të shtrirë dorën ndaj saj për dialog. “Nuk e pamë asnjehere kryeministrin e djeshëm të kërkonte dialog pa kushte” tha Rama.Rama shtoi më tej se i vetmi bashkëbisedim është bërë me PDIU-në ndërkohë që të gjitha forcat e tjera të opozitës refuzuan dialogun.“Le të kërkojnë një ftesë të vetme publike për kryetarin e djeshëm të opozitës , për të kërkuar asgjë tjetër veç dialogut,  ata që ndajnë, ata që qeverisin me vetëdijen se nuk janë aty për të sunduar dhe ata që me votën e marrë sundojnë me idenë e gjithpushtetshmërisë. Kjo është e vërteta e gjithë kësaj kohe dhe e kohës në vijim. Sot nuk ka 1 demokrat të vetëm  në gjithë venin të jetë ndiher I lënduar ashtu si janë ndjerë socialist sepse për ne edhe pse nuk është këtu PD-ja është  opozita më e madhe, e nuk është as antishqiptare dhe as antieuropiane” shtoi Rama.Kryeministri ka shtuar më tej se të gjithë ata që besojnë tek konsensusi si mekanizëm absurd, “për mazhorancën konsensusi është nevojë por jo domosdoshmëri.Rama ka theksuar se ata janë aty për të udhëhequr e kjo do të bëhet pa humbur asnjë minutë. “E kemi bërë  të qartë atë qe  kemi lexuar qartë nga vota e 23 qershorit, shqiptarët nuk kanë lënë asnjë alibi” tha Rama, duke kujtuar se ndryshimi mes opozitës dhe mazhorncës është se ata dje ishin në pushtet ndërkohë që shumica sot është në qeverisje.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të transformojë të gjithë procesin qeverisës.

“Ndërkohë që kemi dy ministri më shumë dhe dy ministra më shumë të shtetit, kemi reduktuar kostot e qeverisë me 15 %.Kemi hequr hallkat e tepërta në menaxhim, struktura që i mbivendoseshin njëra-tjetrës dhe kemi vënë në shërbim të qytetarëve, ristrukturimin e nivelit të parë të qeverisë.  Po të mos kishim shtuar dy ministri do kishin 20 % më pak shpenzime, por me këtë strukturë kemi risi, që do i shërbejnë qytetarëve të vendit.Së pari: Do të kursejmë 15 % nga paratë e shqiptarëve, duke krijuar një rrjet kombëtar antikorrupsion me kordinatorin që është ministri i çështjeve vendore.Së dyti: Do të kemi ndërtuar në gjithë strukturën e qeverisë, një skemë financimi në bazë të rezultateve.Së treti: Njësia e njësimit të prioriteteve, njësi speciale për të ndjekur gjithë ecurinë e vendimeve dhe urdhëra që kanë të bëjnë me prioritetet. Së katërti: Rrjeti kombëtar i informacionit dhe komunikacionit, në çdo ministri me koordinimin e ministres. Së pesti: Korrektorin gjyqësor në nivelin e parë të qeverisjes, për të shpëtuar gjuhën shqipe që në dokumentacionin zyrtar të këtij vendi që është specia në zhdukje. Ë dhe ç janë shkronja në zhdukje, por jo vetëm kaq”tha ai.

Në vijim të fjalës së tij, ai tha se është shkurtuar numri i  punonjësve në kryeministri dhe ministri, dhe këto të balancuara dhe të menduara mirë.

“Numri total i punonjësve në kryeministri dhe ministritë e djeshme ishte 2168 ndërsa ky numër sot do të jetë 1884 punonjës. Shkurtimet nuk do të bëhen si pjellë e idesë, hajde të shkurtojmë, por do të jenë të balancuara dhe të menduara. Në një pjesë të qeverisë, kemi shkurtime drastike në burokraci, në një pjesë tjetër kemi rritje në funksion të prioriteteve. Në qeverinë paraardhëse, 25 % e punonjësve të lidhur me ekonominë, punonin në financë dhe vetëm 10 % punonin në energji dhe strategji. Sot kemi 21 % punonjësve që do i dedikohen financës dhe 14 përqind zhvillimit ekonomik dhe 14 përqind zhvillimit të energjisë. Në shërbime publike, do të punojmë për tu shërbyer qytetarëve. Ministritë e linjës së shërbimeve shkurtohen në mënyrë drastike. Por linjat e shërbimit për qytetarë, arsim, mjekësi etj, do të forcohet, aty ku qytetari do e kërkojë. Integrimin ta kthejmë nga një propagandë kundër opozitës, në një propagandë për thithjen e projekteve. E gjithë tufa e shërbimit diplomatik, nuseve, kushërinjve, krushqëve, motrave, një herë e një kohë, turrej për të mbushur veshët e ndërkombëtareve për shpifjen e rradhës së kryetarëve të mazhorancës së sotme. Kjo kohë ka marrë fund. Nga 71 për qind e administratës që ishte Ministria e Jashtme tani ka shkuar në 61. Ndërsa Ministria e Integrimit nga 24 tani ka shkuar në 39 përqind. Në policinë e shtetit. Në zyra do të rrinë pak më shumë se 200 njerëz dhe forcat e tjera do të shkojnë në terren. Kjo është reforma jonë dhe kjo është faza e parë. Ka ndryshuar struktura e kryeministrisë, nga një kryeministër me 24 këshilltarë dhe pjesën tjetër, tani në kryeministri do të jenë vetëm 13 veta plus një Kryeministër” theksoi Rama.

Rama denoncoi edhe skandalin me rimbursimin e TVSH, të pashlyera këto nga qeveria që iku.

“Kush po flet e kush po na mbron administratën dhe nëpunësin civil, kjo pjesë kalon edhe atë pjesë të gazit të madh siç thoshte Faik Konica. Mjafton t’ju them se sot gjendemi përpara vetëm fillimit të auditimi të tatimeve të Shqipërisë. Ndërkohë që ky popull është i mbërthyer nga borxhet dhe TVSH që nuk është rimbursuar. Na dalin përpara miliona rimbursimi TVSH për kompani që nuk ekzistojnë, të bëra deri në ditët e fundit, ashtu sikundër 30 shtator qeveria emëron drejtuesin e ri në 1 tetor Aluizni merr në punë 200 punonjës nën kontratë.Nëse shohim punonjësit me kontratë dhe ata me emërim të përheshëm, gjejmë që inxhinierët janë me kontratë ndërsa, bujqit, mësuesi e fiskulturës dhe njerëz që slkanë lidhje me territorin janë aty” deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend” tha ai.

Rama u ndal edhe në reformat në polici, ku deklaroi se çdo efektiv që  nuk është i përfshirë në aktivitete kriminale do të kthehet në polici e të tjerët në prokurori.

“Sot kemi realizimet më të dobëta që nga viti 2007 në dogana. Kjo pasi, kemi një administratë të vetëdishme që është aty se nuk ka lidhje me shërbimin tatimor por me partinë dhe prej 23 qershori i janë turrur parave  që duhet ti shkojnë popullit.Sektori i Krimi ekonomik i veshur me uniformën blu i bërë njësh me aktivitetin kriminal ekonomik. Çfarë duhet tjetër për ti thënë një inspektori, se cila është puna jote, kur para teje xhiron ruleta. Kur mbyllen dyqanet e ushqimeve dhe hapen kazinotë. Sepse dyqanet e ushqimeve i paguajnë të gjitha ndërsa ata që i blejnë zinxhir këta dyqane në lagje dhe burrat që marrin ndihmën ekonomike shkojnë i lënë në ruletë, i fëmijëve që shkojnë në lloto.Janë këta shefa krimesh që u thonë kriminelëve ikni se po vijmë, sapo nisëm aksionin “Fund Marrëzisë”. Shkrirjen e policisë kriminale dhe duke ndarë të njomin me të thatin. Kush nuk është i përfshirë në aktivitete kriminale, të kthehet në polici e të tjerët në prokurori”, tha Rama në lidhje me vendimin e marrë për shkrirjen e sektorit të luftës ndaj krimit ekonomi.

Sa i përket ndryshimeve në arsim, Kryeministri tha se  Shqipëria nuk ka më një kryeministër që të duartrokitet nga nxënësit dhe as qeveri që të përdorë nxënësit si tufa.“Drejtoritë  arsimore janë bërë pjesë krenare e PD-së”, e kjo ishte përgjigja e drejtorit të arsimit të një qarku. Çfarë do bëjmë me këta? Asnjë drejtor shkolle, që është në krye të shkollës falë aftësia të veta e gëzon simpatinë e komunitetit, do të gëzojë mbështetjen tonë. Nuk duhet të mbyllim sytë e të na dalë përpara fenomeni i drejtorëve të emëruar nga partia. Shqipëria nuk ka më një kryeministër që të duartrokitet nga nxënësit, nuk ka asnjë qeveri që të përdorë nxënësit si tufa” u shpreh Rama.Punësimet në administratë  do të bëhen sipas meritokracisë, theksoi më tej Rama.

“Certefikatat e Brukselit janë të fundit, por ne duhet të ndërtojmë këtë vend. Nuk kemi ardhur në qeveri për tu thënë shqiptarëve, integrimi, integrimi, por që ta bëjmë integrimin realitet, por për tu dhënë mundësi shqiptarëve që të shërbejnë në shtet. Që nga kryeministria e deri tek ministritë do të hapen konkurset dhe synimi është të kemi ajkën e njerëzve të shkolluar.Çfarë tu themi ne atyre të rinjve që vijnë nga Greqia, kur familjet e tyre kanë sakrifikuar, kur këtu të rrinë të papunë. Pse të rrinë të papunë, e pse të mos shkojnë të konkurojnë. Pse sistemin tatimor të mos e vëmë në dispozicion të tyre. Ka dhe shumë të tjetë që nuk vijnë, por nuk vijnë  se nuk besojnë të meritokracia. Duam të marrim certefikatat e Brukselit, në emër të të gjithë atyre se ne jemi këtu për tu hapur rrugë, talenteve, aftësise, e jo për të rrëmbyer edhe pjesën e fundit që i ka mbetur këtij vendi.Ky është akti normativ dhe aty janë të përmbledhura të gjitha këto që thashë. E koha do e tregojë  se ky akt do të vlejë për të pasur një forcë adminsitrative në nivelin e parë të qeverisjes, e të atyre që parashikohet të bëhen pjesë e punonjësit publik, te jetë krenaria e mandatit tonë e që ne nuk jemi këtu për tu çuar letra, kryetari të kuvendit e ministrave hiqni në punë ata që janë e të fusim në punë militantët tanë”, përfundoi fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama.