Nëpunësi civil, Basha: Ne presim që Gjykata Kushtetuese të bëjë drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar sërish nga demokratët të ngrihen në këmbë për të kundërshtuar aktin normativ të qeverisë .Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha është shprehur se opozita do të vazhdojë betejën në Gjykatën Kushtetuese.“Ne do e vazhdojme betejen në Gjykatën Kushtetuese e me çdo forme e mjet demokratik, presim që Kushtetuesja të bëjë drejtesi. Ne dje kemi lëshuar apelin në këmbë për liri dhe ligjin per të zgjedhurit tane vendore, apel qe sot do t’ia drejtojme publikut mbare” tha Basha.Sipas tij, sot Rama me Metën nuk po ndryshojne një ligjj të votuar me konsesus, por po përcaktojnë vijën e sjelljes me opozitën dhe publikun.“Ata po sfidojnë kulturën moderne që na thotë se konsensusi nuk është çështje numrash por vullneti politik. Duke iu drejtuar qytetareve u them se ligji e ben te papranueshme raprezaljen e Rames”shtoi  Basha.Sipas tij, administrata përmbushi detyrat e anëtaresimit të vendit në NATO, që kompletoi paketën për heqjen e vizave, bëri reformat e mëdha që çuan në rekomandimin e statusit të vendit kandidat.Basha ka theksuar më tej se kryeministri, Rama ka gënjyer paturpësisht kur ka thënë se raport progresi e ka mbrojtur aktin normativ. “Kjo është gënjeshtër 24 karatëshe që vetem Rama guxon ta thotë, akti ka shkelmuar konsensusin që KE e ka çmuar, tregon se sa i madh është oreksi i Ramës për të shkallmuar administratën publike për interesaat e tij klienteliste” tha Basha.