Akti normativ, Sequi mbërrin në Parlament, takim me Ramën dhe Metën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2013, 13:12
Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ishte duke diskutuar aktin normativ të ligjit për nëpunësin civil, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.Takimi është zhvilluar në zyrën e kreut të Kuvendit ndërsa në qëndër të diskutimeve mendohet të ketë qënë është pikërisht akti normativ i cili pritet të miratohet sot në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.Opozita ka vendosur që të mos jetë e pranishme gjatë shqyrtimit dhe votimit të ligjit duke e cilësuar aktin normativ si antikushtetues dhe ka akuzuar mazhorancën se ka goditur konsensusin e arritur më herët në parlament.