Prefekti vë në punë Këshillin, kryetari i ri Dalipi thërret mbledhjen të premten
Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, ka legjitimuar sot shkarkimin e kreut të Këshillit bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti. Shkarkimi i tij u bë me 3 maj me votat e PS dhe LSI në Këshill, pak kohë pasi LSI braktisi aleancën me PD, duke krijuar kështu një balancë të re, duke i dhënë shumicën të majtës.Burime për RTV Ora News bënë të ditur se prefekti i sapozgjedhur Sadi Vorpsi e njeh si vendim legjitim atë të 3 majit nga shumica e këshilltarëve, të cilët vendosën që ky organ të kryesohet nga socialisti Aldrin Dalipi.Ndërkaq vetë Dalipi ka thirrur mbledhjen e Këshillit bashkiak të premten në orën 18:00. Ai i ka bërë thirrje këshilltarëve të djathtë të bëhen pjesë e kësaj mbledhjeje, pasi qytetarët e Tiranës presin vendime të rëndësishme prej tyre.