Berisha: Po spastrohet administrata, Rama mban fjalime nekrologjie

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku në fokus ka qënë progres raporti i KE-së dhe akti normativ që pritet të miraratohet sot nga mazhoranca.

Sipas ish-kryeministrit progres raporti i KE-së përbën një bazë reale për hapjen e negociatave ndërsa ka shtuar se qeveria e re me një sërë vendimesh që ka marrë  dëmton palcërisht dhe shkon në sens të kundërt me standartet.

“Është shumë e dhimbshme për administratën që në vend të kësaj duhet të kishte shpërblim.Në këto moment po mban fjalim që defakto është një lloj nekrologjie. Kjo është një goditje shumë e rëndë për interesin e qytetarëve. Raporti tregon që jo vetëm nuk fillohet nga një gropë siç pretendon mister gropa, por ka një bazament të fortë që duhet të përmirësohet. Sigurisht të përsoset” tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit ftesa e Ramës nuk ishte ftesë, por hipokrizi.

"S’ishte ftesë. Ai vuri dekretin, që hyri në fuqi që në momentin që u firmos. Diskutimi ishte hipokrizi e madhe. Po të donte opozitën, ne s’mund të refuzonim të uleshim dhe të gjenim zgjidhje. Ai që largohet jashtë rregullave i njeh një seri atributesh, të drejtash. Po të nisem nga respekti i dinjitetit njerëzor. E bëjnë këtë për t’i flakur në rrugë si armiq dhe kjo është e papranueshme. Opozita përpiqet të bashkëpunojë dhe i ka bashkërenduar. Mendoj se ka bërë reagime të arsyeshme. Sot bënë një deklaratë krerët e grupeve. S’është bojkot i tipit Rama, se Rama tha s’njoh parlamentin. Ne s’kemi thënë që s’njohim parlamentin. Po nuk pranojmë këto dy standard, se të largojnë nga rruga e integrimit. Që sot tha: burokracia europiane jo gjithmonë nxjerr të vërtetën"theksoi Berisha. 

Ndërsa komentoi vizitën e Venizelos në Tiranë, Berisha u shpreh se nuk sheh kthesë në marrëdhëniet me Greqinë, por kjo shtoi ai, është e mundshme nëse punohet shumë.

"Nuk pashë kthesë në marrëdhëniet me Greqinë. Kthesa është e mundshme, duhet punuar. Dokumenta bazë ekzistojnë, ekziston traktati dhe më erdhi mirë që u citua nga të dy palët. Shqiptarët duhet ta dinë se ai traktat tregon se të dy vendet njohin kufirin. Sepse nuk ka pasur para tij asnjë dokument, që Greqia njihte kufirin tokësor. Enver Hoxha bënte deklarata, por kufirin s’e përcaktonte dot me ta. Traktati është bazë ligjore për të vënë drejt zgjidhjes një seri problemesh. Dhe kështu duhet të jetë. Problemet me fqinjët duhet të vihen drejt zgjidhjes".

 Do jem aktiv në politik më shumë se kurrë

Gjithashtu Berisha është shprehur se ai do të vazhdojë të jetë aktiv në politik më shumë se sa ka qënë më përpara."PD ka një kryetar dhe një ekip, i cili është në rindërtim e sipër. Në të vërtetë edhe një herë dhe 100 herë unë dorëzova kryetarin, por e dorëzova, prerazi, jam njeri i fjalës, po nuk dorëzova Sali Berishën. Ky jam unë. Jashtë çdo lloj dyshimi. E di se ç’më ndodh tani? Është gjëja më interesante, se tani merrem me politikë si kurrë më parë. Gjatë jetës kisha shumë punë. Tani nga mëngjesi deri në darkë bëj vetëm politikë. Do bëj gjithçka për të ndihmuar PD-në. PD ka udhëheqjen, zërin e vet. Do zgjidhen forume, ekpi ku unë s’do jem. Interesi publik interesi im i parë dhe kryesor” tha Berisha.Do japim kontributin për integrimin"Dua të siguroj shqiptarët që ne do bëjmë gjithçka që ky proces të ece. Uroj që qeveria ta marë në mënyrën më serioze. Një qeveri e një vendo jo anëtar të BE-së shancin më historik ka të punojë për integrimin. Ne qëndrojmë të vendosur dhe japim çdo lloj kontributi. Ky status do të thotë më pas qindra milione euro më shumë për shqiptarët. Ne më parë se vendet e rajonit që kanë marë statusin në kemi fituar çertifikimin, me keta punonjës administrate. Si punonjës që u besohet fondi i BE-se. Jam këtu për të uruar shqiptarët për këte moment historik. Pas hyrjes në NATO dhe Pavarsisë së Kosovës ku është një nga arritjet më të rëndësishme” tha Berisha.Berisha:Rama, analfabet i ekonomisëI pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit për situatën e rënduar ekonomike, Berisha u shpreh se Rama është analfabet sa i përket njohurive për ekonominë.“Nëse ka analfabet të vërtetë në Ekonomi në mënyrën më absolute është Rama. Ne nuk realizonim 2 miliardë, dhe unë e dija, tani ky thotë unë dua të më realizoni 8 miliardë të ardhura. Lojë e tmerrshme po bëhet në ekonomi. Ai merr një kompani për auditim ku Erion Veliaj është i punësuar me çizme me vëlla e me të gjithë. Po instalon em shpejtësi një system korrupsioni të madh.  Ai nuk di ç`është indeksimi. Ai është i vemti që nuk pranon rritjen ekonomike” tha ai.Gara për kreun e PD“Kryetari i partisë ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij, por kjo ka kufizimin e vet statutor. Ka një nen në statutin e partisë, i cili lejon anëtarët e forumit, të këshillit kombëtar me një numër të caktuar të paraqesin propozimet e tyre për të gjitha funksionet. Pa këtë nen, forca politike nuk mund të jetë, as demokracia. Cila është detyra në vlerësimin tim? Kryetari është i detyruar të respektojë cilindo që del nga këto dhe që s’i ka futur vetë në listë. Edhe ata që dalin për të garuar e nderojnë partinë, por duhet të pranojnë rezultatin e votimit"-tha Berisha.

Rama mund të hiqte drejtorët, por jo bazën poshtë

"Ai mund të bëjë batërdinë me atë ligj. Ndaj ligjvënësi i ka thënë: s’mund të bësh dekrete. Pastaj konsensusi, pavarësisht nga gjithë konfliktualitetet konsensusi ka qenë shpëtimtar në shumë rrethana. Është shumë e pandershme, që zhurma të pengojë për të parë të vërtetën dhe efektet shumë të rëndësishme të konsensusit. Konsensusi ka forcën e një norme kushtetuese. Ky pa të keq si mund ta bënte? Ai mund ta bënte fare thjesht. Mund të merrte aktin, si nismë ligjore dhe binte akuza. Nismën ligjore e çonte në komisionet parlamentare. Por kanë revanshe ideologjike. Gjithë drejtorët kanë qenë të gatshëm të jepnin dorëheqjen. Unë u thashë “mosi ikni” deri ditën që të bëni dorëzimet, që mos bëhej kaos. Nuk mund të mendohej që Cani do punonte me drejtorin e doganave apo tatimeve të emëruar nga Bode. Por po preke më poshtë ti rrënon disiplinën dhe të ardhurat etj", analizoi Berisha.