Rama:Gjithëpërfshirje në reformën administrativo-territoriale

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar decentralizimin administrativ si të dështuar ndërsa ka theksuar se reforma administrativo-territoriale është shumë e domosdoshme për ndaljen e një rrënimi 20 vjeçar.Ndërsa e cilësoi këtë reformë si një sfidë të madhe për njësitë vendore të vendit, kreu i qeverisë theksoi më tej se realizimi i saj kërkon gjithëpërfshirje dhe dialog mes të gjitha forcave politike."Qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e cilësisë për të gërshetuar, efektivitetin për të pasur ndryshime që qytetarët t’i preknin. Fragmentarizimi i njësive vendore përbën një copëzim asfiksues dhe rëndon trupin e Shqipërisë. Nga ky copëzim lindin të vdekura shërbimet publike, njësi vendore të paqëndrueshme ekonomikisht, vazhdojnë të jenë në agoni dhe vazhdojnë agoninë me buxhetin e shtetit dhe janë rreth 50 për qind e tyre. Janë edhe njësi vendore me numër shumë të vogël që nuk bëjnë gjë tjetër por vetëm shpërdorojnë fondet e shtetit.  Përdorimi i ndarjes së territorit në mënyrë politike, ka sjellë edhe dëshmtimin e të gjitha reformave me bazë decentralizimin. Ky është kthyer në qëllim në vetëvete, por duhet të jetë një proces që përfshin edhe qytetarin" tha Rama.Sipas kryeministrit, vendit tonë i duhet sot përgjegjshmëri nga ana e klasës politike dhe kurajo e një lidershipi për ti dhënë fund një epoke dhe për të hapur një ekokë të re për një reformë territoriale radikale."Kjo reformë është prioritet dhe ne do ta bëjmë çmos ta çojmë përpara sipas dokumentit europian dhe duke u bazur në 3 pika kyçe për ta bërë atë një pjesë të përbashkët. Së pari: Dialog me të gjithë aktorët. Kjo është një reformë e rëndësishme dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës, me të gjithë aktorët, forcat politike, komunitetit, grupet e interesit dhe miqtë tanë ndërkombëtar. Së dyti: Kompleksitet në qasje, thjeshtëzim në ndarjen territoriale. Konsultimet duhet të intensifikohen si shprehje e qartë vizioni dhe vendosmërie të përbashkët. Nuk ka si të jetë reformë e një qeverisjeje, por duhet të jetë një reformë ku të gjithë të marrin pjesë. Së treti: Fuqizimi i hapësirave ekonomike sociale dhe kulturore në funksion të zhvillimit të vendit, pasi kjo është edhe thelbi i kësaj reforme. Financimet tona ti përgjigjen njësive vendore, si në aspektin ekonomik, social dhe kulturore” theksoi më tej RamaKryeministri Rama shtoi më tej se reforma administrative-territoriale në vetvete është një reformë që synon të bëjë atë që fragmentarizimi i kuptuar si decentralizim, në një decentralizim që çdo qytetar të përfitojë nga qeverisja vendore.  Sipas tij financimet do të transformohen në strukturën dhe fuqinë e tyre si një reformë administrative territoriale me vizion.Zvogëlim të komunaveKryeministri theksoi më tej se kjo reformë do të krijojë njësi të reja më të gjera që do të shërbejnë më mirë në funksionin ekonomik por shtoi se ajo do të sjellë zvogëlim të numrit të komunave."Sot është e papranueshme në kushtet e Shqipërisë, me mundësitë që kemi, që administrata e komunave t'ju kushtojë taksapaguasve 25 milionë dollarë në vit. Të ketë 80 komuna me më pak se 5 mijë banorë dhe 70 komuna me të ardhura zero dhe qëndrojnë në këmbë vetëm falë pagave të dhëna nga buxheti. Kemi çdo vit një barrë shepnzimesh për të mbajtur në këmbë dhe paguar me rroga një mikrostrukturë që është e paralizuar në këto komunitete. Në këto komuna janë disa qindra që marrin paga dhe mijëra që lëngojnë nga mungesa e projekteve" tha Rama.BE-OSBE: Reforma të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëseNdërsa ambasadorët e OSBE-së dhe Bashkimit Europian nënvizuan që kjo reformë duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe transparente.Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunging  theksoi se kjo reformë duhet të jetë në përputhje me dispozitat e qeverisjes, dhe të garantojë pavarësinë politike adminsitrative dhe financiare të pushtetit vendor.“Është e domosdoshme që procesi të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual. Besoj se kjo konferencë sjell të gjithë së bashku aktorët kombëtarë e ndërkombëtarë aktiv në këtë fushë. Është pikënisje për aktorët që të japin kontributin për reformën terriotoriale përmes një përçasje transparente” tha Rauning.Ndërsa ambasadori i BE-së Ettore Sequi theksoi se progres raporti i fundit ishte shumë i qartë sa i takon shqetësimeve të qeverisjes vendore, dhe të ardhurave e menaxhimit të burimeve njerëzore, transparencës dhe numri i lartë i stafeve me kontrata të përkohshme.“Duhet të ketë dialog. Do donim të shihnim përgatitjen dhe zbatimin e kësaj reforma të shkojë në krah për të zbatimit të ligjit për nëpunësit civil. Është e rëndësishme që Shqipëria të ecë përpara dhe besimi në reformë të ndërtohet përmes një fryme partneriteti”, tha Sequi.