Lesi dorëhiqet nga politika, rikthehet në media si botues

Lesi ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të LDK-së dhe rikthimin në media, në një gazetë, që siç e cilëson ai ka qenë historike.“Jap dorëheqjen nga kryetar i LDK-së, pasi nga sot do të jem botues i gazetës “Koha Jonë”. Do të rikthehem në media me një gazetë historike. Do të bëj një gazetë që do të thotë të vërtetat e pathëna” u shpreh Lesi.Ky vendim i zotit. Lesi vjen pas mbetjes jashtë Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e 23 qershorit, në të cilat garoi si kandidat i pavarur.