Përmbytje në veri dhe jug, prezencë uji në banesa dhe rrugë
Rikthehen serish permbytjet ne qytetin e Lezhes. Shirat dhe mungesa e energjise ne stacionin e pompimit jane serish shkaktare te kesaj situate. Lagjet “Beselidhja” dhe “11 janari” jane izoluar nga prezenca e ujit duke krijuar veshtersi ne levizjen e mjeteve dhe te kembesoreve.Gjendja u perkeqesua rreth ores 16:00, orar ne te cilin u nderpre edhe energjia. Kanalet kulluese nuk perballojne prurjet, ndersa niveli i ujit sa vjen dhe shtohet pasi rreshjet e shiut vijojne te jene prezente.
Probleme ka edhe ne superstrade, pasi shirat po gerryejne rrugen ne rikonstruksion te lagjes “Nene Tereza”, duke sjelle ne rruge inerte. Kjo gjendje ishte e njejte vetem 5 dite me pare, situata eshte e perseritshme sa here qe ka reshje intensive te shiut.Ndërkohë jugu u përfshi nga një ciklon këtë pasdite. Stuhia e fuqishme ka perfshire edhe qytetin bregdetar te Vlores, ku era e fuqise se larte beri qe deti te kapte shkalle te larte velezimi.Moti me shira te fuqishem u shoqerua edhe me ere te forte, nuk u raportuan deme pervecse permbytje ne zona te ndryshme te qytetit si Bulevardi qendror , zona e Universitetit, lagjia “Albano” dhe “Romina”, zona e Portit, Kali i Trojes si dhe veshtiresi qarkullimi ne autostrade.
Ndërkaq nga rrufetë pati shkeputje te sinjalit televiziv, internetit telefonise mobile dhe asaj fikse. Hidrovori eshte ne gjendje pune me kapacitet te plote, ndersa nuk raportohet rrezik per Vjosen. Gjithashtu eshte pezulluar lundrimi ne portin e vlores si pasoje e ereave dhe dallgeve te fuqishme.