Romët: Godinat në gjendje të banueshme. Vizitohen nga Ministrat, Avokati i Popullit dhe reporteri i PE
Romët u zhvendosën brenda natës dhe sot nga ambjetet e jashme të ish-repartit u interesuam nëse këta famijarët ndihen më të sigurt në këtë vend. Ata thanë se godinat janë të banueshme, furnizohen me ujë të pijshëm dhe me ernergji elektrike.Në ish-repartin 1005 në Shish Tufinë një grup ekspertësh punuan për dezinfektimin. Gjithashtu një autoambulancë u gjend në ambjentet për të parë nësë ka nevoja për ndihmë mjekësore për shkak të riskut që mbajnë këta familajrë në jetesën e tyre për javë të tëra në trotuar.Ndërkohë që pasditen e sotme 37 familjet rome janë vizituar nga tre Ministra të kabinetit Rama, ai i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i Mirëqënies sociale dhe i Rinisë, Erjon Veliaj, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla si dhe Avokati i popullit, Igli i Totozani.Në fjalën e tij Ministri Veliaj apeloi bashkinë e Tiranës për më shumë vullnet sa i përket shërbimit social për familjet rome të strehuara në ish-repart, por dhe pjesën tjetër të komunitetit rom që jetojnë në baraka.“Familjet rome i transferuam natën vetëm për të shmangur trafikun e ditës. Nevojitet vullnet. Është momenti për ti kërkuar më shumë vullnet bashkisë së Tiranës për banesat sociale. Sëbashku me Avokatin e Popullit do të angazhohemi për të relaksuar sistemin e ndihmës ekonomike dhe banesave sociale, do heqim barrierat. E vetmja gjë qe ne mund të kemi pa limit është kontributi i njerëzve dhe solidariteti. Kjo ishte dhe sjellja më e mirë që mund ti përgjigjej vendimit të djeshëm të Komisionit Europian për rekomandimin e marrjes së statusit” tha ai.Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë, Beqja garantoi se të gjitha familjet rome do të regjistrohen dhe do tu jepet edhe ndihmë mjekësore .“Nga nesër ne do filoojmë me çeljen e kartelave mjekësore, do fillojmë analizat. Po ashtu janë disa që janë sëmurë, po kështu disa gra shtatëzana që do ti nështrohen konsulencës”.Ndërsa, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla premtoi arsimim për të gjithë komunitetin.Avokati i Popullit, Igli Totozani u kërkoi ministrave të pranishëm, që të merren parasysh të gjitha rekomandimet e tij, që popullsia rome të streohet, arsimohet dhe të regjistrohet.Familjet rome i ka vizituar edhe reporteri i i PE për çështjet sociale Nikola Vuljaniç.“Ky është një fillim i mirë, kjo zgjidhje është e pranueshme për momentin, por nuk mund ta quajmë një zgjidhje përfundimtare, prandaj qeveria duhet të marrë masa në plan afatgjatë, që këta fëmijë të shkojnë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë të këtij vendi”tha ai.