Vdjeket më të mëdha nga armët e zjarrit
20.000 aksidente në 2 dekada dhe mbi 30% e tyre kanë shënuar viktima. Këto janë të dhënat zyrtare që disponohen nga polica e shtetit dhe referohen nga shërbimi i traumës. E thënë më thjeshtë, në vit ka rreth 340 vdekje nga aksidentet automobilistike, nga armët e zjarrit apo krimi në familje. Dhe 2013 krahasuar edhe me vitin 1997 qëndron në statistika të larta të varasjeve me armë zjarri. Vetëm në muajin korrik-gusht të këtij vit, ka patur një bilanc tragjik të vrajseve të kësaj natyre me 22 viktima. Lindita Shosha drejtoresha e shëbrimit të traumës në spitalin urniversirar të traumës thotë se këto të dhëna janë të frikshme.Në 3 ditë ka një viktimë dhe sipas raportit të polisë në një vend me 3 milion banorë, por krahasuar me vendet e rajonit, shqipëria kryeson se vendi ku ka më tëpër rrugë të përgjakura, ku konfliktet në familje degjenerojnë në vrasje, dhe kur arma shkrehet pa u menduar gjatë ndaj tjetrit. Të dhënat u bënë publike në ditën botërore të traumës në një konferencë mes mjekësh të këtij spitali.