Defekti në rrjet, pa energji elektrike disa zona të Tiranës

Një defekt në rrjet kanë bërë që disa zona të Tiranës të kenë mungesë të energjisë elektrike.CEZ-i njoftoi mëngjesin e sotëm se për shkak të një defekti në fiderin 3 në nënstacionin tek ish-uzina e autotraktorëve janë pa energji  ‘Ali Demi’, Rr. “Dhimitër Kamardara”, Rr. “Bajo Topulli”, Rr. “Todi Shkurti” dhe rruga “Mihal Grameno”.Sipas CEZ-it, shkak për defektin është bërë një qark i shkurtër te ky nënstacion ndërsa thekson se grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike në këto zona.