Berisha në Facebook:Pse nxinte dje Rama nga statusi dhe raporti i KE?
Ish-kryeministri Sali Berisha në një shkrim të publikuar sot në faqen e tij në Facebook e cilëson kryeministrin Rama si problemin më madhor që ka vendi.Ndërsa e cilëson raportin e KE-së si një lajm shumë të mirë për shqiptarët, ai thekson se Rama u paraqit dje i nxirë para mediave pasi sipas tij raporti vlerësonte arritjet e qeverisë së djathtë.Ja shkrimi i plotë i BerishësTë dashur miq, dje, në Tiranë dhe Prishtinë, lajmet nga Brukseli u pritën me krenari dhe gëzim por Rama, pasi iu dorëzua Raporti, u paraqit para mediave i nxirë, i tronditur thellë dhe në një përçartje të papërmbajtur deklaroi se nuk ka vend për gezim, nuk do hedhim fishekzjarre, nuk do festojmë, vetëm sa nuk tha do mbajmë zi. Ai foli realisht si një zemërthyer apo si njëri i zënë në faj të madh. Pesë janë arsyet më kryesore të tronditjes së madhe të Ramës nga raporti i KE dhe rekomandimi i statusit për Shqipërinë.Së pari, Raporti vlerësonte me objektivitet funksionimin e institucioneve të vendit që bënë të mundur rekomandimin për të dytën herë të statusit, kurse Rama me urrejtje ka shpallur këto institucione armike dhe njofton shkrirje të tyre.Së dyti, Raporti përgënjeshtronte pikë për pikë dhe përfundimisht shpifjet dhe trillimet e Ramës për progresin e vendit në të gjitha fushat, rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, sukseset në arsim, shëndetësi, inrastrukturë, etj.Së treti, Rama nxinte dje sepse të gjitha këto arritje, që bënë të mundur rekomandimin e statusit, lidhen me qeverisjen e PD-së dhe për Ramën kjo do të thotë arritje e armiqëve të tij.Së katërti, Rama ishte i tronditur sepse çdo shqiptar dhe europian e tregon atë me gisht si njëriu që bllokoi vite me rradhë statusin e vendit kandidat.Së pesti, Rama fliste përçart dje, pasi mori Raportin dhe rekomandimin për statusin, sepse ai ka prishur konsensusin dhe në vend të një mirënjohjeje për administratën që beri reformat e statusit, voton sot ligjin me të cilin kalon në gijotinë këtë administratë të cilën ai e trajton si armike. Rama është problemi madhor i vendit në rrugën e integrimit. sb