Do fluturonte drejt Tiranës, arrestohet në Francë ish-Ministri gjeorgjian i Mbrojtjes

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Gjeorgjisë, Davit Kezerashvili, është arrestuar në Francë, në momentin që po merrte avionin për të fluturar drejt Tiranës. Lajmi është bërë pulbik nga mediat franceze dhe arrestimi i tij është kryer pasi ndaj ish-Ministrit kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nën akuzën e korrupisonit."Ai u ndalua nga policia kufitare gjatë një kontrolli të dokumantave te tij ne aeroportin e Nisës. Ish-Ministri kishte prerë biletën për të udhëtuar drejt kryeqytetit të Shqipërisë në Tiranë”- ka njoftuar zyrtarisht policia franceze.Ajo që mbetet e çuditshme dhe e dyshimtë është ky udhëtim drejt vendit tonë, i një personazhi të akuzuar për koprrpsion në vendin e tij dhe ndaj të cilit kishte një mandat arresti ndërkombëtar .Ish-Ministri ka dalë para gjykatës në Nisë të Francës, e cila pasi ka vlerësuar arrestimin e tij të ligjshëm ka vendosur paraburgimin prej 40 ditësh në pritje të ekstradimit drejt vendit të tij që e akuozn për korrupsion. Tbilisi ka tashmë 40 ditë kohë ne dispozicion për të dorëzuar te autoritetet franceze dosjen për ekstradimin e tij.Veç nënshtetësisë gjeorgjiane Kezerashvili mbante edhe nënshtetësi izraelite, por autoritetet në France thane se kjo nuk përbën problem për ekstradimin e tij.Kezerashvili , 35 vjeç, përballet me akuza të rënda, atë të korrupsionit dhe të pastrimit të parave dhe sipas autoriteteve ne Gjeorgji i ka shkaktuar vendit te tij një dëm prej 49.4 milionë eurosh.Ndërkaq vokati i tij Shota Mindeli, i ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientit të tij, duke i konsideruar ato të motivuara politikisht.