Basha zotohet për integrimin: Gjithçka për negociatat, Rama të na falenderojë

Në ditën e vlerësimit të reformave 8-vjeçare, por në mënyrë të veçantë përmbushjen e 12 kushteve për integrimin, lideri i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar për të kontribuar në çuarjen përpara të proçesit për hapjen e negociatave për anëtarësim.Ndërsa mori progres-raportin nga përfaqësuesi i BE në Tiranë, Ettore Sequi, Basha e vlerësoi raportin si një fotografim realist të përparimit të Shqipërisë dhe ecurisë së reformave të ndërmarra nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj."Dua të falenderoj ambasadorin Sequi dhe delegacionin e BE në Tiranë, për punën dhe përkushtimin me të cilën asistojnë integrimin e Shqipërisë. PD e vlerëson këtë progres si fotografim realist i përparimit të Shqipërisë dhe ecuria e reformave të ndërmarra nga PD dhe qeveria e mëparshme. Progres Raporti thekson se Shqipëria ka bërë ndryshime rrënjësore në të gjitha fushat; si drejtësi, dogana, tatime. Arriti të ruajë stabilitetin makro-ekonomik në një kohë krize. Progres-Raporti përgënjeshtron me fakte nihilizimin e kryeministrit që po bën fushatë nxirëse dhe mohuese në vend që të qeverisë. Përshendës dhënien e statusit tani që miratimi i 3 ligjeve në Kuvend është kryer. Një vëmendje në Progres-Raporti i dedikohet edhe zhvillimit të zgjedhjeve, kur PD edhe në kushtet e një bojkoti ia doli t’i organizojë me sukses të plotë. Është ky progres, që e bindi KE për të propozuar dhënien pa kushte të statusit të vendit kandidat. Sot është një ditë e gëzuar për mbarë qytetarët, që mbështesin prej vitesh në mënyrë konstante dhe unanime integrimin në BE. Në këtë ngjarje është e ftuar të gëzojë dhe qeveria, edhe pse nuk i bëri detyrat e saj kur ishte koha. PD mbetet e vendosur të japë dhe ofrojë gjithçka në mënyrë të plotë dhe të panegociouar për hapjen e negociatave me BE-në. PD përshëndet fillkimin e negociatave për MSA me Kosovën duke shpresuar të mbyllen sa më shpejt"tha Basha.Nota ironie i ka rezervuar komenteve rreth deklaratës së Ramës, ku nënvizoi se “Rama nuk ka sens të tregohet modest apo të mburret, se nuk po shan opozitën, kur sot është dita që ai t’i dërgojë një falënderim kësaj opozite”.“Sot është dita për t’i drejtuar një falenderim publik kësaj opozite. Nuk është koha për vetëkënaqësi. Është koha drejt së ardhmes që na pret për të hapur sa më shpejt negociatat. PD do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave për anëtarësim. Rama ka një sfidë të madhe: për të dalë nga sindroma e vitit zero, duke thënë se Shqipërinë e ka marrë në gjendje katastrofike, alarmante, të bindë vendet e BE-së që është seriozisht i angazhuar të ecë përpara për anëtarësimin e vendit. Basha ka theksuar dy parime: shtetin e së drejtës dhe gjithëpërfshirjen nëpërmjet dialogut”theksoi kreu i PD-së.

Ndërsa ambasadori i BE, Ettore Sequi, duke njohur meritat e palëve në këtë ditë të rëndësishme, kërkoi vazhdimësinë e gjithpërfshirjes, bashkëpunimit dhe dialogut  mes mazhorancës dhe opozitës.

"Të pohojmë se njohim meritat e qeverisë së mëparshme dhe opozitës aktuale në integrimin. Ne besojmë se procesi i integrimit është proces kombëtar, për të cilin kërkohet pjesëmarrja e të gjithëve. Për integrimin kërkohen fjalët kyçe; gjithpërfshirje, bashkëpunim dhe dialogu". Sequi ka shfrytëzuar këtë rast për të falenderuar ish-ministren e Integrimit dhe kryetaren e Komisionit parlamentar për Integrimin, Majlinda Bregu "me të cilën kemi pasur mundësinë dhe shansin të bashkëpunojmë në të kaluarën dhe do vijojmë të bashkëpunojmë për të arritur gjëra më të mëdha në të ardhmen kjo është dhe çfarë unë besoj", tha Sequi.

Sikurse në vitet e shkuara, ambasadoi Sequi në mënyrë simbolike ia dorëzoi zyrtarisht progres-raportin kryeministri Edi Rama, presidentit të Republikës Bujar Nishani, kyetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.