Refuzon kontrollin e pikës së basteve, shoqërohet në polici ish-zyrtari i Halimit

“Fundi i marrëzizë” çon në pranga ish-shefin e kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, Arben Braçe. Ndalimi i tij nga forcat e policisë u bë mbrëmjen e sotme pranë stadiumit ‘Dinamo”.Mësohet se blutë e kanë shoqëruar Braçen pas tentoi të ndalonte policinë për kontroll në disa pika lojrash fati, të cilat dyshohet se janë në pronësi të tij.Pas shoqërimit të tij, policia ka vazhduar kontrollin në kuadrin e operacionit “Fund marrëzisë.”